Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel, 26 Prill 2009

STATUTET E DRISHTIT

Botohet i plotë dorëshkrimi i rrallë i 1468 Ky statut kapitulli është i vetmi në botë dhe domosdoshmërisht edhe i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit. Dorëshkrimi “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” është tepër i rrallë dhe unik, ngase përmban statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që vlenin si statute edhe për vetë qytetin e Drishtit, duke qenë se të dyja pushtetet, edhe ai fetare dhe ai shekullar ishte përqendruar në duart e peshkvit dhe të kapitullit të katedrales së Drishtit. Si i tillë, ky statut kapitulli është i vetmi në botë dhe domosdoshmërisht edhe i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit. Dorëshkrimi është përgatitur për botim dhe është duke u bërë fagosja e tij nga shtëpia botuese Ombra GVG Tiranë, dhe pritet që në ditët e ardhshme të shohë dritën e botimit. Dorëshkrimi është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasy më 12 janar 1468. Ai në fakt ka bërë përshkrimin e variantit të zyrtarizuar të vitit 1464, nga libri i noterit dhe kanonikut të Durrësit, Gjon Mauro, që njëkohësisht ka qenë edhe sekretar i kryepeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Varianti dhe “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” të vitit 1464 e kishin punuar kanonikët nga Drishti, të cilët ishin ... → Në faqen 2
Simon Dromasy Gjon Mauro Pal Engjëlli Drishtit Adriatik Tiranë Tivari Durrës